Dy aksidente të njëpasnjëshme: Vozitësja shkel një fëmijë, pastaj edhe dy vajza të reja (FOTO)

Në disa fotografi të ardhura në adresë të Telegrafit shihen të dëmtuara disa shtylla mbrojtëse të vendosura në trotuar.

Dëmtimi i këtyre shtyllave mbrojtëse, sipas lexuesit që ka dërguar fotografitë është bërë nga një veturë me targa provuese, në rrugën “Haxhi Zeka”, Prishtinë.

Por kjo nuk është e tëra që ka bërë vozitësja në fjalë.

Gjithmonë sipas lexuesit, në këtë rast, vozitësi, që thotë të jetë një femër, e ka shkelur edhe një fëmijë.

Gjithashtu shton lexuesi, në një rast tjetër, po gjatë ditës së sotme, në rrugën “Nazim Gafurri”, ajo me veturën e saj ka shkelur edhe dy vajza të reja.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12 e 30 minuta, në kryqëzimin e rrugëve Haxhi Zeka dhe Nazim Gafurri, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete dhe dy këmbësorë.

Këmbësorët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë duke e marrë trajtim mjekësor. /Telegrafi/

w111-1

w222-1

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu