Dy biznesmenët e suksesshëm shqiptarë marrin vëmendjen në Dubai, 70 mijë paund vetëm ora

Dy biznesmenët e suksesshëm shqiptarë që veprojnë në Dubai, Kristian Cuku dhe Amarildo Sterkaj kanë marrë vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit. Cuku dhe Sterkaj ishin të ftuar në eventin e Binghatti dhe Mercedes Benz në Dubai, nga ku kanë postuar edhe foto. E nuk kishin si të mos binin në sy orët luksoze që mbanin në duar.

Kristian Cuku kishte vendosur një orë nga brandi luksoz Jacob&Co, e njëjtë me orën që mban Cristiano Ronaldo e që kushton 30 mijë paund.

Ndërsa Amarildo Sterkaj mbante një Rolex, të cilin ia kemi parë edhe Tom Cruise. Çmimi i kësaj ore shkon 40 mijë paund.

Dy biznesmenët janë shumë të njohur në fushën e Real Estate në Dubai. Cuku dhe Sterkaj kanë bashkëpunuar edhe me emra shumë të famshëm botëror ku ndër të fundit ka qenë Kanye West, i cili u besoi blerjen e një prone super luksoze në Dubai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu