Dy deputetë të BDI-së pritet ti bashkohen opozitës?

Informacionet më të fundit flasin se dy deputet të BDI-së do të largohen nga BDI dhe do i bashkohen Lëvizjes Besa dhe me këtë ky koalicion do të krijoj grup parlamentar.
Ky largim i këtyre deputetëve vjen si pasojë e pazareve që BDI ka filluar ti bëjë me VMRO-në për të krijuar një shumicë që do formonte qeverinë e re.

Kalimi i këtyre dy deputetëve në radhët e opozitës do të ndikoj edhe në ndryshimin e tërë kombinatorikave për krijimin e qeverisë së re. Kështu BDI do të ngel me 8 deputet dhe nuk do ketë mundësi të krijoj shumicë me VMRO-DPMNE.
Kurse LSDM bashk me opozitën shqiptare do të krijoj shumicë prej 62 deputetësh. Respektivisht LSDM 49, Lëvizja Besa 7, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu