Viti i Ri 2017 duket të jetë fatsjellës, të paktën për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali.
Kjo pasi, që të dy fëmijët e parë të vitit 2017 që kanë lindur në Itali, janë me origjinë shqiptare.
Fëmija i parë lindi në qytetin e Pratos dhe quhet Rajan. Ai është djali i një çifti emigratësh shqiptarë që jetojnë në këtë qytet. Rajan erdhi në jetë nga një lindje natyrale dhe peshon 3 kg e 600 gramë.
Jo vetëm kaq, por edhe në qytetin e Torinos fëmija i parë i lindur në këtë vit të ri quhet Alessandro dhe është djali i një emigratni shqitpar martuar me një shtetase italiane.
Alessandro lindi me një operacion cezarian, dhe peshon 2 kg e 100 gramë.