Ali Ahmeti dhe Bardhyl Mahmuti, themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës derisa para disa viteve ishin rivalë të përbetuar politik në garën e zgjedhjeve të kaluara në Maqedoni, sot ata kanë raporte korrekte.
Siç mëson INA, mosmarrëveshjet mes tyre janë tejkaluar dhe ekziston një respekt i ndërsjelltë, derisa dikur po zhvillohej një betejë e ashpër politike. Bardhyl Mahmuti si themelues i partisë Bashkimi Demokratik Shqiptar së fundi ka evituar çdo koment apo vlerësim të krizës së thelluar politike në Maqedoni dhe gjendjes së shqiptarëve.