Teksa çdo dhjetori për PD-në ishte një festë në përkujtim të themelimit të kësaj partie, këtë radhë është kthyer në muajin më të “nxehtë” ku demokratët të ndarë në mbështetës të Sali Berishës dhe mbështetës të Lulzim Bashës “luftojnë” për të kryesuar partinë.
PD ndodhet në një udhëkryq me 2 statute atë të 11 dhjetorit dhe atë që u miratua sot më 18 dhjetor.
Teksa sot Berisha, mbledhë firma në atë që e ka quajtur referendumin për të shkarkuar Bashën, Partia Demokratike mori një tjetër kthesë ditën ku Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha vendosi që të përjashtojë nga çdo strukturë drejtuese personat që shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thënë ndryshe Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA, është i papërshtatshëm që të marrë funksione drejtuese në PD, dhe rrjedhimisht përjashtohet nga Këshilli Kombëtar edhe nga Kuvendi i Partisë Demokratike.
Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha, në statutin e tij të votuar nga 4934 delegatë, nënvizoi se një kryetar që humbet zgjedhjet 2 herë radhazi, siç është rasti i Lulzim Bashës, atëherë do duhet të japë dorëheqjen.
Kuvendi i sotëm, ku sipas drejtuesve, morën pjesë mbi 5 mijë delegatë nga 7 mijë gjithsej, vendosi që të shpallë të pavlefshëm të gjithë vendimet, që u morën një javë më parë nën logot e PD-së gjatë një tubimi të thirru në stadium nga ish kryetari Sali Berisha.
Teksa Kuvendi i Bashës u mbyll sot dhe miratoi ndryshimet në statut, Berisha vijon referendumin deri në orën 17:00, ku sipas Berishës, “merr verdiktin që meriton”.
Përplasjet mes Berishës dhe Bashës janë ashpërsuar ndjeshëm që nga koha kur SHBA e shpalli Berishë non grata për korrupsion dhe kur zoti Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar për këtë shkak.
Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendimin e mori për të mos lejuar që SHBA të mos ndërpresë marrëdhëniet me SHBA, ndërsa Berisha e ka akuzuar si të marrë peng. Ish kryetari Berisha, e nisi përgjigjen e tij kundër SHBA “për të mbrojtur dinjitetin personal” dhe po e kulmon me një lëvizje “për rithemelimin e partisë”.
Diplomatët amerikanë janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty.
Ndërkohë PD ndodhet sot mes dy rrymave që kanë përfshirë forcën më të madhe opozitare të vendit.
Ndryshimet e bëra në statutin e PD-së në Kuvendin e Lulzim Bashës
–Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021.
–Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos: a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
–Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës
–Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen.
–Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
–Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë. Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
–Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
–Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
–Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
–Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
–Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.