Dy shqiptarët terrorizojnë Italinë, e pabesueshme çfarë i bëjnë agjentit (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Itali. Një qytet i tërë është terrorizuar nga përplasja e policisë me dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra Mobile e Kuesturës së Padovës, pas një ndjekje të gjatë ka arrestuar 21-vjeçarin shqiptar Eraldo Preni.

Gjatë një shërbimi në zonën e ‘Villatoras’ në Saonara, ku hetuesit po mbanin në mbikëqyrje një grup keqbërësish që vidhte banesat, dy agjentë kanë evidentuar dy persona që ndodheshin në bordin e një makine, të cilën e kishin vjedhur në parkimin e rrugës “Bolzano”.

Një prej policëve i është afruar dhe në tentativë për të bllokuar shoferin, ka hapur derën e makinës në ecje, por i dyshuari ka shtuar shpejtësinë duke e tërhequr zvarrë agjentin për rreth 50 metra, deri sa është përplasur me një pemë, shkruan Balkanweb.com.

Pas kësaj dy të dyshuarit janë arratisur më këmbë duke u ngjitur nga muret e shtëpive. Por policia ka vijuar ndjekjen e tyre dhe ka arritur të neutralizojë dhe ndalojë një prej tyre, 21-vjeçarin Eraldo Preni. Gjatë ndjekjes pati edhe të shtëna në ajër mes policisë dhe dy të arratisurve. Ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Polici që u mor zvarrë me makinë, është dërguar në spital ku sipas mjekëve duhet të qëndrojë për 15 ditë, për shkak të një plage në këmbë. Kurse shqiptari ndërsa ka tentuar të largohet është lënduar tek telat me gjemba duke marrë plagë në ije.

Një nga banorët e zonës ka rrëfyer për mediat italiane se ka dëgjuar 2 të shtëna,ndërsa një plumb kishte përfunduar në dhomën e tij të gjumit. “Dëgjova dy të shtëna, një plumb ka kaluar nga ballkoni i banjës dhe përfundoi në dhomën time”, ka thënë banori./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu