Dy shtete tjera në SHBA që ndalojnë TikTok-un

Guvernatorët e Wisconsin dhe të Karolinës së Veriut nënshkruan të enjten urdhra për ndalimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare për shkak të shqetësimeve të sigurisë kibernetike, duke iu bashkuar shteteve të tjera dhe qeverisë federale në ndalimin e përdorimit të aplikacionit të famshëm të videove.

Përveç ndalimit të TikTok-ut në pronësi kineze nga pajisjet shtetërore, Guvernatori i Wisconsin, Tony Evers tha se ai po ndalonte shitësit, produktet dhe shërbimet nga kompani të tjera kineze duke përfshirë Huawei Technologies, Hikvision, Tencent Holdings – ZTE Corp që ka në pronësi WeChat si dhe Kaspersky Lab me bazë në Rusi.

“Në epokën dixhitale, mbrojtja e teknologjisë dhe infrastrukturës së sigurisë kibernetike të shtetit tonë dhe mbrojtja e privatësisë dixhitale duhet të jetë një përparësi kryesore për ne si shtet”,
tha Evers.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper nënshkroi një urdhër që udhëzon zyrtarët të zhvillojnë një politikë brenda 14 ditëve që ndalon përdorimin e TikTok, WeChat dhe “aplikacioneve potencialisht të tjera” që paraqesin rreziqe të sigurisë kibernetike në pajisjet shtetërore.

Më shumë se 20 shtete të tjera kanë ndaluar gjithashtu TikTok-un, në pronësi të konglomeratit teknologjik kinez ByteDance, nga pajisjet shtetërore duke përfshirë Ohio-n, New Jersey-in dhe Arkansas në fillim të kësaj jave.

TikTok tha se ishte “i zhgënjyer që kaq shumë shtete po miratojnë politika që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike në shtetet e tyre dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza për TikTok-un”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu