Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Dy tërmete me intensitet mesatar janë regjistruar këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore, përkatësisht në rajonin e Ohrit. Tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:01, ndërsa i dyti me intensitet më të ulët në orën 08:02 të mëngjesit.

Sipas të dhënave të rrjetit seizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dy tërmeteve ka qenë në rajonin mes Ohrit dhe Resnjës. Për momentin nuk janë paraqitur dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu