Hollanda dhe Belgjika në mënyrë paqësore kanë rregulluar kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë të madhe të tokës, në një përpjekje për të zgjidhur një makth të policisë së rendit në kufi.
Zona e prekur, e cila është në madhësinë e 27 fushave të futbollit, ulet në lindje të qytetit belg të Vise dhe në perëndim të fshatit holandez të Eijsden dhe në lumin Meuse, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
Që nga viti 2018 kufiri i vendeve tani shkon poshtë qendrës së lumti Meuse, me Holandën që merr kontrollin e mbi 40 hektarëve tokë, ndërsa Belgjika merr rreth 8 hektar.
Ndyrshimi erdhi për shkak të vështirësive gjeografike që e kontrollonin atë nga pala belge.