Dymbëdhjetë civilë e humbën jetën nga bombardimi rus në Alepo

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi se forcat ruse dje kanë kryer një nga sulmet më të ashpra ajrore mbi qytetin sirian Alepo, ku jetën e humbën 12 civilë.

“Ky është bombardimi më i ashpër rus prej se regjimi sirian publikoi se do t’i zvogëlojë bombardimet, javën e kaluar”, deklaroi drejtori i Qendrës, Rami Abdel Rahman.

Siç njofton organizata, selia e së cilës është në Londër, mes 12 civilëve të vrarë ka edhe katër fëmijë.

Kryengritësit kanë granatuar shkollë fillore në qytetin Dara në Sirinë jugore, me ç’rast jetën e humbën gjashtë persona, mes të cilëve pesë fëmijë”, njoftuan mediat shtetërore.

Këët e konfirmoi edhe Qendra, duke theksuar se të paktën 25 persona kanë plagosur, prej të cilëve disa gjenden në gjendje kritike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu