Dyshohet që personi që bëri “drifta” me veturën për bartjen e kufomave, është pejani i famshëm me deklaratën “Motër, a i len çelësat në kerr ti?”

Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së kufomave duke bërë ‘drifta’ nëpër qytet.

Megjithatë, sot Klan Kosova raporton se i dyshuari që e bëri këtë vepër ishte personi viral i cili vidhte vetura kur i gjente çelësat brenda.

“Nga stacioni policor në Pejë është bërë e ditur se personi tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Dyshohet se personi i cili e ka marrë atë kombi dhe ka dribluar me të është recidivist dhe merr vetura kur zen “çelësat në kerr”, nëse u kujtohet fraza e tij e famshme “moter a i len çelsat në kerr”, raporton KlanKosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu