E dhimbshme, Salah pas finales së Championsit humbet edhe Kupën e Botës

Dëmtimi në finale e Ligës së Kampionëve, mund t’i kushtojë shtrenjtë Mohamed Salah. Egjiptiani la fushën e lojës pas 30 minutash ndaj Realit pas një lëndimi në shpatull, por kjo mund t’i kushtojë edhe Botërorin .

Sipas informacioneve të para në mediat angleze, Salah ka nxjerrë shpatullën, një dëmtim i cili nuk e lejon atë të luajë gjatë muajit të ardhshëm, pasi do t’i duhen shumë ditë pushim absolut.

Futbollisti shkoi menjëherë në spital pasi mbaroi pjesa e parë e ndeshjes, për të bërë disa teste dhe për të mësuar nëse ka ndonjë shans sado të vogël që ai të udhëtojë drejt Rusisë por sinjalet nga stafi i skuadrës angleze nuk janë shumë optimiste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu