Një grabitës e ka pësuar keq teksa tentonte të vidhte një grua në rrugë. Gjatë momentit që do vidhte një grua në rrugë, është sulmuar nga një qen që ishte aty afër, ndoshta një qen i pastrehë. Qeni ka filluar të ndjek grabitësin duke lehur, kjo bëri që ai të largohej me vrap e të hiqte dorë nga vjedhja e gruas.
Grabitësi është larguar me vrap nga vendngjarja për ti shpëtuar qenit që e ndoqi për disa metra. Kjo vërteton më së miri se qeni është kafsha më besnike e njeriut, siç ka ndodhur edhe në këtë rast. /InfoShqip