Deputeti i Levicës, Sashko Jançev, i ka dorëzuar kryeministrit Mickoski pyetje me shkrim përmes së cilës ka kërkuar që të kontrollohet kontrata e shitblerjes me të cilën EVN ka blerë ESM.
Sipas partisë, motivi i pyetjes parlamentare janë faturat jashtëzakonisht të larta të rrymës që qytetarët i kanë marrë muajin e kaluar dhe për të cilat kryetari i Komisionit Rregullativ, Marko Bislimovski, ka konfirmuar se ka pasur grabitje nga monopoli i EVN-së.
Qeveria e Mickoskit, përveçse konstatoi se kompania austriake po vidhte, nuk bëri asgjë për të mbrojtur qytetarët. Problem tjetër është edhe tarifa më e shtrenjtë e rrjetit, siç dëshmon edhe fakti se Maqedonia ngarkon tarifën më të lartë të rrjetit në krahasim me vendet e ish-RSFJ-së. Kulmi i performancës së dobët të EVN-së është problemi që ka ndodhur muajin e kaluar, me vonesa në leximin e njehsorëve dhe rritje të faturave. Nëse një qytetar i thjeshtë vonon pagesën, qoftë problem dërgese apo mungesë parash, i nënshtrohet menjëherë interesit. Është e qartë se nga privatizimi i ESM-së përfiton vetëm shteti austriak, përmes kompanisë së tyre EVN, e cila vitin e kaluar raportoi një fitim prej 546%! /tvklan.mk