Maqedonia është në pritje të një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sipas burimeve jozyrtare për “24Vesti”, nëse nuk do të ketë probleme në zgjedhje, atëherë gjasat janë pozitive për t’u caktuar një datë për bisedime.
Burimet diplomatike vlerësojnë se Brukseli nuk është i kënaqur me faktin se aktivitetet e prokurores speciale Katica Janeva shfrytëzohen në fushatë politikë-mbështetje në njërën anë dhe kritika në anën tjetër.
Jozyrtarisht, nuk pritet themelimi i një gjykate speciale.
Një nismë e tillë mund të bisedohet pas përfundimit të zgjedhjeve, transmeton “Telegraf”. /albeu.com/