E ‘mbrojti’ Serbinë nga Radoiçiqi, Krasniqi reagon pas sulmit ndaj Hill-it, ka një mesazh të fuqishëm për amerikanët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrostopher Hill u sulmua verbalisht nga disa persona të panjohur nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij.

E për këtë gjë, reagoi profesori Milazim Krasniqi.

Ai tha se ky sulm erdhi vetëm një ditë pasi Hill tentoi ta ndante disi përgjegjësinë e Serbisë nga Radojçiqi, në lidhje me sulmin terrorist në veri.

“Jam i bindur se Serbia është dhe mbetet pansllave, fashiste, rusofile, putiniane, antiperëndimore. Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse. Serbia është si pykë ruse në trupin europian, për ta përçarë”, shkroi ndër të tjera Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sapo e shikova videon ku ambasadori Hill u ishte ekspozuar fyerjeve të rënda në Beograd. Po e quanin vrasës, pedofil, çkamos. Ndërsa Hilli një ditë më parë po bënte përpjekje ta ndante disi përgjegjësinë e Serbisë nga Radojçiqi. Siç e komentuam bashkë me Prof. Enverin në ëacap, kot e kanë amerikanët me Serbinë. Jam i bindur se Serbia është dhe mbetet pansllave, fashiste, rusofile, putiniane, antiperëndimore. Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse. Serbia është si pykë ruse në trupin europian, për ta përçarë. Atë rol ka që nga Kongresi i Berlinit, luftërat ballkanike, Lufta e Parë Botërore, shpërbërja e ish RSFJ-së, gjenocidi në BeH e në Kosovë, lufta në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu