E operuan për heqjen e zorrës qorre, i gjejnë kafkë me tru dhe flokë (FOTO)

Në Qendrën Spitalore Shiga në Japoni, kirurgët që po kryenin një operacion për heqjen e zorrës qorre, janë befasuar me atë që i kanë gjetur pacientes në vezore.

Brenda saj është gjetur një kafkë e vogël me tru, si dhe disa fije flokë, transmeton Telegrafi.

Nga adoleshentja është hequr një teratomë cistike e madhe afro dhjetë centimetra, së bashku me këtë pjesë të papritshme.

Në momentin që është thyer tumori, brenda është gjetur edhe struktura e vogël, që kishte një tru rreth dy centimetra.

Deri më tani, ka ndodhur që të gjenden shpesh sisteme nervore në trupin e ndonjë njeriu të rritur, mirëpo kjo është hera e parë që po gjendet një tru brenda kafkës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu