E pabesueshme, biznesi i drogës në Shqipëri xhiron më shumë të ardhura se arsimi e turizmi

Që Shqipëria është një vend ku luhet biznesi i drogës, si në kultivim, ashtu edhe në tregëtim, tashmë pranohet “de facto”. E konfirmojnë shifrat e herëpashershme të policisë së shtetit, në asgjësime e sekuestrime të tonelatave të tëra me lëndë narkotike, si dhe arrestimet e autorëve, në rang vendi. Të dhëna këto janë bërë të përditshme.

Kjo gjë ka patur edhe një anë pozitive, siç duket në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga një raport i përpiluar nga Bashkimi Evropian biznesi i drogës në Shqipëri përbën rreth 2.6 për qind të prodhimit kombëtar.

Kjo vlerë është thuajse e njëjtë me shumën e grumbulluar nga sektorë të hoteleri-turizmit, bashkë më atë të arsimit publik e privat.

Me pak fjalë, të ardhurat e përftuara nga kjo industri zënë një vend të konsiderueshëm në ekonominë e përgjithshme vendase. Madje, sipas raportit të BE-së kjo përqindje mund të paralelizohet me të ardhura rreth 300 herë më shumë, në krahasim me shtetet e zhvilluara.

Kështu, në vende si Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca apo Gjermania industria e drogës zë një peshë prej 0.07, maksimumi deri në 0.19 për qind të prodhimit kombëtar.

Pak muaj më parë, kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka kërkoi legalizimin e kanabisit të Shqipëri, propozim ky që është pasuar fillimisht nga ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima. Mesa duket, i paskan llogaritur mirë fitimet, para se të guxojnë…!/tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu