E pabesueshme, por e vërtetë. Shqiptarëve iu pjell mendja dhe që ç’ke me të. Çunat që bënë shqiponjën në repartin e Messolonghi-t në Greqi pak ditë më parë, foto e të cilëve vuri në alarm Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke duket se e kanë menduar mirë zgjidhjen se si t’i shpëtojnë burgut në Greqi.
Nga burime të brendshme mësojmë se ata do të përdorin si mbrojtje para organeve greke faktin se shqiponja e bërë me duar simbolizon shqiponjën e ekipit grek të A.E.K. –ut.