Humoristi i njohur Sevdai Radogoshi i njohur për rolet e tij të shumta, ditë më parë festoi ditëlindjen, por kjo ishte thuajse më e veçanta pasi që po atë ditë dha edhe shfaqjen përmbyllëse pasi u dekorua me mirënjohje ngaa “Radio Gjakova”, shkruan Kosovarja.Kaq të veçantë padyshim i’a bën njerëzit e dashur të cilët i adresuan urimet më të bukura, duke mos përjashtuar edhe dhuratat që rrallëkush pranon të tilla si humoristi në fjalë.‘Qumili’ siç e njihni të gjithë, në mesin e shumë dhuratave pranoi edhe një veturë super luksoze dhe kjo nuk i erdhi nga ndonjë familjar, por nga miku i tij biznesmen Mentor Ptyqaj dhe këtë nuk ngurroi aspak që ta falënderoj edhe publikisht.
Falenderimin e përcolli edhe me imazhet e veturës e cila duket mjaft e dëshirueshme, e njëherit edhe foton së bashku me mikun e tij.Miqësia është e qartë se nuk dëshmohet me dhurata e gjëra materiale, por ditët speciale të secilit janë të tilla, saqë një dhuratë simbolike lë shije të mirë të një shoqërie që të gjendet pranë në të mirë e në ditë të vështira.“Mentori më emocionoi kur më tha: Ti je njeri që ke sjell gëzim e disponim në familje, faleminderit që gjithë jetën m’ke bo me qeshë mu dhe gjithë popullin shqiptar”, u shprehë Sevdai Radogoshi, duke na përcjell fjalët e mikut të tij.