‘E përshëndesim koalicionin LR PDSH-UNITETI dhe i themi JO përgjithmonë Menduh Thaçit’

LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit kanë lidhur një koalicion parazgjedhor ku do të paraqiten bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij vit.

Në opinion u diskutua shumë për bashkimin e dy krahëve të bllokut opozitar, atë të LR PDSH-së që afër vetes ka edhe UNITETI dhe RDK-në e Vesel Memedit dhe atë të LËVIZJES BESA që në vete ka PPD-në dhe RDK-në e Fadil Zendelit.

Por, edhe përskaj tentimeve të shumta për bashkimin e tyre, deri te bashkimi nuk u arrit. LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit zyrtarizuan koalicionin e tyre parazgjedhor, ndërsa Lëvizja Besa ende qëndron në anën tjetër të medaljes.

Njëri prej themeluesve të Lëvizjes Besa, profesor Zeqirija Ibrahimi i kontaktuar nga portali TetovaSot në lidhje me zyrtarizimin e koalicionit parazgjedhor të LR PDSH-së dhe partisë UNITETI ai i dëshiron sukses.

“Sa i përket bashkëpunimit mes këtyre dy partive, ne vetëm mund ta përshëndesim dhe t’i urojmë sukses. Është zgjedhja e tyre, përgjegjësia e tyre dhe përcaktimi i tyre. “, deklaroi Ibrahimi për TetovaSot.

Ibrahimi i pyetur se Lëvizja Besa a do të bashkëpunonte me partinë e Menduh Thaçit, habitet nga pyetja, pasi që thekson se shpesh herë janë deklaruar në lidhje me atë temë dhe shkurt thotë: JO.

“E sa i takon mundësisë së shtruar në pyetjen e dytë, që është për t’u habitur që shtrohet edhe pas aq shumë deklarimeve tona rreth asaj mundësie, po them vetëm JO. “, deklaroi Ibrahimi për TetovaSot.

Përndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor do të garojnë gjithsejtë 8 subjekte dhe fraksione politike shqiptare: BDI, PDSH, LR PDSH, LËVIZJA BESA, RDK-ja, UNITETI dhe PPD-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu