Bojkot i ri ndaj marketeve. Nëse do të jetë i suksesshëm apo jo do të dihet pasi të llogaritet dhe krahasohet qarkullimi sot me atë nga dje.
Ndërkohë qytetarët bëjnë thirrje për bojkot të ri për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore bazë, autoritetet paralajmërojnë masa që me shumë gjasa duhet të shpallen të hënën.
Deri në fund të javës duhet të përfundojnë kontrollet gjashtëmujore të Inspektoratit të Tregut, të cilat përfshijnë distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët, pas çka Inspektorati duhet të publikojë të dhënat. Edhe të premten e kaluar marketet u bojkotuan, ndërsa qarkullimi në rrjetet e mëdha u ul me pothuajse 50%.