E pushuan për shkak të shamisë, fiton gjyqin kundër shefit myslimania në Zvicër

Një grua myslimane, i cila ishte pushuar nga puna për shkak të shamisë që mbante, ka fituar betejën ndaj ish shefit në Zvicër.

Gjykatësit në gjykatën rajonale “Bern-Mittelland”, dolën në vendimin se gruaja, e njohur si Abida, ishte përjashtuar nga puna padrejtësisht në fabrikë për pastrimin e rrobave, ku kishte punuar për gjashtë vite të tera, vetëm sepse mbante shami.

29-vjeçarja nga Serbia, kishte filluar të mbante shami në janar të vitit 2015, por kjo gjë ka nxitur reagimin e menaxherëve të e saj të cilët e urdhëruan që ose të mos veshte më shaminë ose ta linte punën.

E përkrahur nga Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës, ajo e çoi në gjykatë rastin, duke fituar tri paga mujore dhe 7.000 euro si kompensim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu