E rëndë: Këngëtari brazilian vdes në skenë teksa këndonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një shfaqjeje në Brazil. Këngëtari brazilian, Pedro Henrique ndërroi jetë teksa ishte duke performuar. 30-vjeçari po këndonte këngën e tij ‘Vai Ser Tão Lindo’ në Feira de Santana, në një event privat për influencuesen Lôise.

Në pamjet e bëra publike, Henrique qëndron në skenë teksa i kërkon pjesëmarrësve të këndojnë së bashku me të ndërsa mban në dorë mikrofonin pak para se të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet në skenë.

Shtëpia e tij diskografike tha se ai u shpall i vdekur në një klinikë mjekësore private pasi kishte pësuar atak në zemër. Të pranishmit nxituan menjëherë për të ndihmuar këngëtaren, por ataku në zemër kishte qenë fatal për artistin.

Henrique la pas gruan e tij, Suilan Barreto, dhe vajzën e tij të vogël, Zoe, e cila lindi më 19 Tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu