E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit?

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa batuta që nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Gjesti, i thotë Gerta Gixharit, një prej banorëve, me emrin “Olta”, në emër të motrës së saj. Ky gjest i tij ka nxitur një përgjigje nga Gerta, e cila është shprehur: “Nuk e kam problem”, duke treguar një qëndrim të qetë.

Teksa Gjesti po fliste me Eglin te dhoma e gjumit, aty kalon Gerta dhe në këto momente ai i thotë në emrin e motrës së saj. Gerta i thotë se “nuk nevrikoset se ai e thërret ashtu” dhe ai i betohet se “nuk po e bën për atë punë”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Olta

Egli: Nuk është Olta, është motra e saj

Gjesti: Olta, Olta dua me i thirr

Gerta: E di, e di se më pyeti edhe më tha ‘ti je e motra?’, ‘po’ i thashë. E më tha ‘tani do të thërras vetëm Olta’.
Egli: Po mirë, emrin e motrës vet po i thua, s’po i thua ndonjë ofezë

Gerta: Po

Gjesti: Olta, edhe shumë e mirë. Edhe kur e kam parë live shumë çikë e mirë

Gerta: Po, Olta më thirr. Do me më thënë Olta, ok

Egli: Po ajo e ka emrin Gerta, jo Olta

Gjesti: e di

Egli: Ke motër e vëllezër?

Gjesti: Po, një motër dhe një vëlla

Egli: Është si me të thirr ty në emër e të vëllait ose të motrës, po ti ke emrin tënd

Gjesti: Nuk ka dert, e pranoj. E mirë Gerta

Gerta: Ta dish se unë nuk nervozohem për këtë gjë

Gjesti: Nuk e bëj për të keq

Gerta: Për atë po e bën po unë nuk nervozohem

Gjesti: Të betohem që jo, kurrë. Gerta u kry

Gerta: Ti si të duash bëj ore

Gjesti: Se bëra për atë qëllim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu