E trishtë! Lojtari shqiptar ndërron jetë në moshën 22-vjeçare, pësoi sulm në zemër

Mëngjesi i kësaj të enjte ka sjellë një lajm të trishtë. Futbollisti Erjon Morina ka humbur betejën më të rëndësishme dhe është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare.

Nga muaji tetor, lojtari ishte i shtruar në spital, pas një sulmi në zemër, gjatë stërvitjes me skuadrën e Vushtrrisë në Kosovë.

Morina ishte në terapi intensive, ndërsa është ndarë nga jeta këtë të enjte të 12 dhjetorit.

Dhimbje e madhe për futbollin mbarëshqiptar.

Postimi i babait të tij, Ilir Morina:

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçosh gjithmonë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu