E trupshme! Gjest anti-sportiv i zv.presidentit të Mundjes Ruse, i vendos me dhunë medaljen e artë kampionit shqiptar të Europës dhe e quan tradhtar

Një gjest i turpshëm ka ndodhur gjatë ndarjes së medaljeve në kKampionatin europian të Mundjes që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.

Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu