E vërteta e marrëdhënies mes Bardhit dhe menaxherit të tij, flet Sara: Komentet thonë se unë ia kam shkatërruar edhe karrierën

Çifti i njohur, Bardhi dhe Sara Gjordeni, kanë qenë të ftuar së fundmi në ‘Big Brother Radio’.

Dy ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother u njohën brenda shtëpisë dhe krijuan një lidhje dashurie.

Ata kanë folur për zhvillimet e fundit si dhe për raportin me menaxherin, Jetmir Agaj. “Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij”, u shpreh modelja. Bardhi më tej shtoi se ai i ka zgjidhur vetë gjërat me Jetmirin, menaxherin e tij, dhe se këto probleme mbeten mes tyre dhe asnjë personi tjetër, përfshirë këtu edhe Sarën.

Ish-konkurrentja nga ana tjetër shtoi: “Pozicioni im është i tillë që Bardhi të jetë i qetë dhe i lumtur me vendimet e tij. Dua që për gjërat e tij të vendosi zemra, shpirti edhe mendja e tij”.

Sara mes tjerash theksoi: “Unë jam pro çdo gjëje që Bardhi vendos”.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu