“Isha në tren, duke udhëtuar për në Torino. Do të dorëzoja në “Juventus Stadium” uniformën time sportive, me të cilën garova në “Rio 2016”, për bamirësi”, ka thënë për mediat italiane sportisti “azzurr” Daniele Garozzo, që në Brazil fitoi medaljen e artë në sportin e skermës. Më tej, ai shton: “Më zuri gjumi për ndonjë orë dhe kur u zgjova pashë që çanta ime e shpinës ishte gjysmë e hapur. Aty nuk ndodhej medalja e artë që kisha fituar në Rio. Bëra menjëherë denoncimin te policia hekurudhore dhe shpresoj që ta gjejnë medaljen. Jo se ka ndonjë vlerë të madhe financiare, por është e rëndësishme për një sportist. Dua që në të ardhmen t’ua tergoj fëmijëve të mi. Shpresoj që të ma rikthejnë medaljen”, tha sportisti italian, që e vodhën në një gjë të shtrenjtë siç është medalja e artë./telesport.