“The Economist”: Eksizton rrezik për kaos në Ballkan

Revista e mirënjohur ndërkombëtare “The Economist” në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, ka theksuar se vizita e fundit e zëvendës sekretarit shtetëror për Evropë dhe euro-azi Hojt Brajan Ji ka ndikuar në ndryshimin e qëndimeve politike. Siç njofton InfoShqip aty thuhet se pas vizitës së Hojt Ji, në Kosovë u bashkuan në koalicion ish komandantë të UÇK-së, të cilët askush s’ka pritur t’i shohë bashkë, në Shqipëri ndikoi që opozita më në fund të pajtohet të shkojë në zgjedhje, ndërsa në Maqedoni bëri që presidenti i vendit më në fund ti jap mandat shumicës parlamentare për të formuar qeveri.

Sipas shkrimit të kësaj reviste, Bashkimi Europian dhe SHBA janë shumë të shqetësuar nga ndikimi i rritur i Rusisë në këtë rajon.Ato frikohen se një konfliktë në Ballkanin Perëndimor mund të ndryshojnë kahjen e politikave tjera dhe ti detyrojnë që të ndërhyjnë prap si në vitet e 90-ta.

Edhe për kundër përmirësimit të situatës kohës së fundit, kaosi potencial ekziston dhe faktori ndërkombëtar perëndimor duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar për paqe në këtë rajon./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu