Eden Hazard ‘çmend’ tifozët e Arsenalit me këtë deklaratë

Eden Hazard mbrëmjen e së dielës ka pretenduar se Chelsea e uli ritmin me Arsenal dhe mund të kishte shënuar tre gola të tjerë.

Ky ishte ofendimi i fundit për Arsenal, që me humbjen e pësuar në “Stamford Bridge” ka shkuar plot 12 pikë larg kryesuesve në garën për titullin e Premier League.

“Mund të kishim shënuar tre gola të tjerë. Nuk e bëmë. I ruajtëm për ndeshjen tjetër”, ka thënë Hazard.

Ylli belg gjithashtu ka zbuluar se trajneri Antonio Conte i ka kërkuar të ndezë “magjinë” dhe kjo ishte arsyeja e golit të tij të mrekullueshëm.

“Ai kërkon shumë prej meje. Kur nuk kemi topin, ai kërkon që unë të mbrojë dhe kur kam topin, të kundërsulmojë i lirë. Të bëj diçka magjike. Për mua dhe shokët e ekipit, dhe këtë mundohem të bëj edhe unë. Të gjithë jemi duke i shijuar ndeshjet. Lojtarët, tifozët dhe trajneri. Duam të paraqitemi si kundër Arsenal çdo javë, por është e vështirë. Tani do të pushojmë pak dhe do të rifillojmë në ndeshjen tjetër”, ka deklaruar Hazard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu