Edhe Britania e Madhe dërgon sistem të avancuar raketor në Ukrainë, ka një rreze veprimi prej 80 kilometrave

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka konfirmuar se Britania e Madhe gjithashtu do të dërgojë sisteme të avancuara raketore në Ukrainë, për t’i ndihmuar të mbrohen nga pushtuesit rusë. Ministria e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se do të dërgojnë lansuesit M270, që mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrave.

Britania e Madhe qëndron pranë Ukrainës dhe ka marr një rol të rëndësishëm sa i përket furnizimit të ukrainasve me armë, që kanë nevojë ta mbrojnë vendin e tyre”, tha Wallace.

Ai ndër tjera theksoi se përkrahja për Ukrainën duhet të ndryshojë së bashku me taktikën ruse.

“Ky sistem i avancuar raketorë, do t’ju mundësojë miqve tanë ukrainas që të mbrohen më mirë nga brutaliteti rusë”, shtoi Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Qeveria britanike gjithashtu ka njoftuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen për të përdorur lansuesit. Kjo lëvizje është “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara, që konfirmuan se do t’i dërgojnë Ukrainës sistemin raketor HIMARS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu