Edhe dhënia e mandatit dhe mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve ka afat, deri kur?

Mosdhënia e mandatit për Zoran Zaevin nga presidenti Ivanov duket se po thellon akoma më shumë krizën pasiqë tashmë Ivanov ka dhënë urdhër që kush do të sigurojë 61 nënshkrime të deputetëve do të merr mandatin nga ai për formimin e qeverisë së re, shkruan Zhurnal.

Në anën tjetër LSDM e Zoran Zaevit zyrtarisht nuk ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve apo bisedimet me partitë tjera parlamentare për formimin e qeverisë, ndërkohë që nga BDI kanë thënë se pa marrëveshje për qeverinë, ndarjen e dikastereve dhe pozicioneve si dhe pranimin e pikave nga platforma shqiptare, Zaev nuk do të merr nënshkrimet nga deputetët e tyre.

Mirëpo e gjithë kjo duhet të ketë ndonjë afat edhe pse thuhet se tashmë dhënia e mandatit nuk ka afat dhe e gjitha mund të jetë në ajër dhe e papërcaktuar.

Zhurnal tregon se sipas rregullës ndoshta e gjithë kjo procedurë mund të zgjasë me ditë, javë ose me muaj por sipas rregullës zgjedhore mosdhënia e mandatit dhe formimi i shumicës parlamentare nuk mund të zgjasë aq shumë sa që të kalojë momentin e shpalljes së zgjedhjeve lokale të cilat janë shumë afër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu