“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta ‘godet’ Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gerta Gjonit dhe Valbona Mema, duke sjellë tensione në shtëpi. Gerta e akuzoi Valbonën për mungesë njohurish historike, duke i kujtuar një moment kur ajo kishte përdorur gabimisht termin “Holaust” për Holokaustin në një emision televiziv.

Shikoje historinë e Holokaustit, të të vijë turp! Edhe djali im 12-vjeçar e di historinë e Aushvicit”, tha Gerta, duke vijuar me ironi: “Holaust, qepe”.

Ajo e sfidoi Valbonën me një tjetër gafë nga e kaluara.

Duke e pyetur: “Ma thuaj sa vite ka një shekull?”, duke rikthyer një tjetër moment të Valbonës, pasi kishte bërë një gabim duke llogaritur.

Nga ana tjetër, Valbona u mbrojt, duke akuzuar Gertën se si gazetare kishte abuzuar me titujt.

Përplasja mes tyre solli momente të tensionuara në shtëpi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu