Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka dëshmuar edhe një herë mbështetje të lartë te qytetarët.
E përjavshmja “Focus”, në edicionin e saj online, ka publikuar një anketë më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale, ku Arben Taravari ka dalë shumë më mirë se tre liderët aktual të të a.q. “Front opozitaar” te shqiptarë, gjegjësisht se Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i Alternativës dhe Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, por edhe shumë afër me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.
Kjo anketë, parë në tërësi nuk flet vetëm për rejting të liderëve të subjkteve politike, por përcjell mesazh deri te opozita shqiptare se popullata nuk i dëshiron politikanët të cilët janë rreshtuar me opozitën maqedonase VMRO-DPMNE e cila me veprimet e veta bllokon rrugën evropine të vendit.
Për këtë dëshmi është se anketa tërheqë vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të opinionit ekspert, ku tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e kanë dobësuar partinë dhe po e zvogëlojnë rejtingun e saj dhe të Hirstijan Mickoskit.
Ndryshe, pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë tregon një vlerësim më të lartë të Arben Taravarit në raport me Kasamin, Gashin dhe Mexhitin, por edhe afrim në raport me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Në këtë anketë e cila e plotë do të del nesër, qytetarët janë pyetur për politikanin etyre më të preferuar, ku Arben Taravari renditet politikani i dytë më i preferuar te shqiptarët. Rejtingu i tij është 3.1 % apo rreth 1.5 % më pak se lideri i BDI-së. Kasami ka rejting 2.4 %, Gashi 1.3 % dhe Mexhti 1.4 %.
Rruga evropiane e vendit dhe ndryshimet kushtetuese si narrativ dhe kontribut i vazhdueshëm nga Taravari dhe subjekti që ai drejton, dëshmon se Aleanca për Shqiptarët është subjekt politik që preferojnë qytetarët dhe votuesi shqiptarë.