Nisma intelektuale “NIRCAU” në redaksinë tonë ka dërguar reagimin e saj në lidhje me dhënien e titutllit profesor ordinar të ushtruesit të detyrës së dekanit në Fakultetin e Mjekësisë në UT, Nevzat Elezi, i cili, këtë titull e merr pa asnjë ditë përvojë pune në Klinikën e Mikrobiologjisë, dhe me 17 punime të botuara në revistën, ku kryeredaktor është ai vetë, fjala është për Revistën Medicus, shkruan InfoShqip.
Në vijim lexoni të plotë reagimin e “NIRCAU”, ku bashkëlidhur paraqesin dhe materiale të ndryshme që faktojnë pretendimet e autorëve.
“Të nderuara media të shkruara dhe elektronike, qytetare e intelektualë të RMVsë, paralajmërimi i NIRCAU u bë realitet!
Ashtu siç paralajmëruam para një muaji, Nevzat Elezi sot ushtrues i detyrës dekan “marionetë” në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, zgjidhet në titullin profesor ordinar, gjë të cilën ju mund ta shihni në web faqen e UT https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2021/05/Fakulteti-i-Shkencave-Mjek%C3%ABsore.pdf.
Nevzat Elezi, mjek epidemiolog me doktoraturë në Shëndet Publik pa asnjë ditë përvojë pune në Klinikën e Mikrobiologjisë, dhe me 17 punime të botuara në revistën, ku kryeredaktor është ai vetë – fjala është për Revistën Medicus – http//www.medalb.com/revista/medicus-gusht-2020.pdf, avansohet në thirjen profesor i mikrobiologjisë.
Nevzati i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka një karrierë të “suksesshme” anemban botës, karrierë të cilën do e kishin zili edhe mikrobiologët më të mëdhej botëror si Kochu, Flemingu dhe Pasteuri, pra ky “mikro biolog” i famshëm posedon vetem dy hulumtime nën autorësinë e vet të botuar në revistën e tij personale, ndërsa punimet tjera i ka bakshish nga nderi dhe miqësia e dashamirëve të cilët e kan bashkangjitur emrin e tij në hulumtimet e veta. Siç po shihet në CV e tij, aty rezulton një mishmash i madh hulumtimesh shkencore ku gjen e çfarë nuk gjen, por punime të mirëfillta nga lëmi i mikrobiologjisë nuk gjen dot asnjë.
Për të siguruar këtë avansim Elezi pranoi të luajë rolin e Faustit në FSHM, ndërsa eprorët e tij të cilëve ju siguroi “mbulimin” e shumë aferave koruptive dhe jo vetëm, lidhën besën dhe u përbetuan që specialistit të Epidemiologjisë, ti ja sigurojnë me patjetër thirrjen shkencoro – mësimore Profesor i Mikrobiologjisë.
Siq duket Elezi nuk është i vetëdijshëm se mali i parregullsive dhe aferave koruptive në atë Fakultet është aq i madh saqë nuk ka njeri dhe as fuqi që mund ti mbulojë ato. Të nderuar studentë, intelektualë dhe bashkëqytetarë, ruajuni nga injorantët të cilët kanë marë hov dhe i janë vërsulur tempullit tuaj të dijes. “Nuk ka asgjë më të frikshme sesa injoranca në veprim” – Johann Wolfgang von Goethe”. – Përfundoin NIRCAU./InfoShqip.com