Edhe pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit bëhet pjesë e UNESCO-s

Gadishulli i Linit me pasuritë e shumta natyrore dhe kulturore, burimet e Drilonit, korani por edhe shumë elementë të tjerë të liqenit të Ohrit kanë bërë që ai të jetë pjesë e UNESCO-s.

Pas Maqedonisë së Veriut e cila e përfitoi statusin më vitin 1979 për pjesën shqiptare të këtij liqeni për vite të tëra të cilat kanë bërë që kjo pasuri natyrore të ruhet dhe të ketë statusin e veçantë. Por gjithsesi tashmë që kjo arritje është realizuar për liqenin e Pogradecit dhe për instancat sfidat janë të shumta.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një prej 3 liqeneve më të vjetra në botë. Kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin vlerat dhe sitet e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore.

Në vitin 1979 ai pasojë e sistemit politik të kohës, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit mbeti jashtë listës së pasurive botërore të UNESCO-s. U deshën plot 40 vite që kjo pjesë ashtu si edhe pjesa e Maqedonisë së Veriut të jenë pjesë e listës botërore të UNESCO-s.

Ndërkohë për banorët dhe për turistët priten ndryshime të mëdha në liqenin e Pogradecit çka do të përmirësojë së tepërmi jo vetëm infrastrukturën për banorët, por edhe zhvillimin e turizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu