Edi Rama ka thënë se do investojë 1 miliard euro për katër vitet e ardhshme.Pyetja është; kaq pak? Shqipëria në katër vitet e ardhshme do ketë mbi 40 miliardë euro GDP ,apo prodhimin e pergjithshëm bruto.
Në katër vitet e ardhshme buxheti i shtetit do jetë mbi 18 miliardë euro. Në katër vitet e shkuara Edi Rama ka marrë më shumë se 1miliard e gjysëm euro borxh.
Vetem Kryeministria e ka koston vjetore 27 milion euro dhe në katër vitet e ardhshme do kushtojë të pakten 100 milion euro. Pra të investosh për rruge, spitale, shkolla dhe teknologji vetëm dhjetëfishin e asaj që kushtojnë makinat dhe tapetet e Kryeministrisë është shumë pak.
Askush nuk mund t’ja kalonte Edi Ramës në këtë rekord negativ. Shqipëria mund te investojë kaq pak, pra 250 milion euro në vit edhe duke mos patur fare Kryeministër.
Pyetja për këto katër vite që vijnë, është kush investon më shumë, në c’menyrë dhe ku? Shqipëria ka nevojë për Rindërtim Total. Ky është projekt kombëtar që mund te kthejë në shtëpi emigrantët, mund të hapë mijera vende pune,mund të pasurojë kompanitë shqiptare dhe të joshë investime të huaja. Sa para duhen? 1 miliard ne vit ose10 miliard euro për një dekadë. Vetëm kështu mund të kthehemi në një vend modern dhe një ekonomi e qëndrueshme. A gjenden? Sigurisht.
Ato janë në Shqiperi dhe do gjenden duke i berë shqiptarët aksionerë në vendin e tyre.1 miliarde euro investime cdo vit do prodhonin të paktën katër herë më shumë sepse sic thonë gjermanët cdo markë e investuar mirë duhet të prodhojë të paktën 4 marka.
Këtë do bejmë dhe ne në dhjetë vjet që Shqipëria të behet dhe mos rrënohet duke investuar më shumë për libra se për palma, më shumë për detin se për pishina, më shumë për pastrim se për manikyr!