Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptarë nga Maqedonia (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare. Rama ka takuar liderin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin dhe atë të LR PDSH-së Ziadin Sela.

Ndërkohë nesër do të takojë edhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi. Në takim Rama me liderët shqiptarë pritet të bisedojë për zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri shqiptar në fjalimin e fundvitit u ndal edhe tek zgjedhjet në Maqedoni. Ai uroi partitë shqiptare dhe kërkoi që Programi i Qeverisë të re të futet në kornizat e Marrëveshjes së Ohrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu