Edi Rama kujton Masakrën e Reçakun dhe ditëlindjen e Isa Boletinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar 15 janarin e shqiptarëve.

“Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares” (sic.), ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu