Egjipti lejon haxhinjtë e Gazës të kalojnë kufirin

Autoritetet e Egjiptit për të dytën ditë radhazi kanë lejuar të mërkurën haxhinjtë nga Ripi i bllokuar i Gazës të kalojnë vendkalimin kufitar Rafah drejt destinacionit të tyre Arabinë Saudite për të kryer haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet kufitare të Gazës kanë thënë përmes një kumtese se nga 775 haxhinjtë të nisur të martën 14 ishin kthyer mbrapa nga autoritetet e Egjiptit pa saktësuar arsyen e refuzimit të hyrjes në shtetin e tyre.

Javën e kaluar Egjipti njoftoi se vendkalimi kufitar do të hapet përkohësisht për haxhinjtë të cilët synojnë Arabinë Saudite për të kryer ritualin e haxhit.

Ministria e Gazës për Çështje Fetare deklaroi se “pritet që mbi 2.000 palestinezë nga Gaza të udhëtojnë për në haxh këtë vit”.

Që nga viti 2007, kur kontrollin mbi Gazën e mori lëvizja e rezistencës Hamas, enklava e vogël bregdetare mbahet e bllokuar edhe pse ka shtatë vendkalime kufitare.

Gjashtë vendkalime kontrollohen nga Izraeli ndërsa i shtati, Rafah, kontrollohet nga Egjipti.

Që prej përmbysjes së Mohamed Morsit me anë të një grusht shteti ushtarak në vitin 2013, autoritetet egjiptiane kanë mbajtur kalimin Rafah të mbyllur fort për pjesën më të madhe të kohës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu