Nuk është se gjithçka ka shkuar “vaj” pas fitores së Izraelit jashtë fushave të lojës. Futbollistët janë detyruar të presin 9 orë në Rinas, pasi avioni i tyre pësoi defekt.
Skuadra ka hipur në avion në orën 2 pas mesnate, kohë kur ishte parashikuar fluturimi, por avioni nuk është ngritur në fluturim.
Deri në orën 11.30 lojëtarët kanë qëndruar në Rinas dhe u nisen në Izrael me një tjetër avion, pasi mjeti i tyre nuk u riparua.