Një politikan i njohur ka dërguar një mejl në adresën e portalit dokaz.mk, ku njofton se është realizuar një anketë rezultatet e së cilës ende nuk janë publikuar.
“Ka një anketë sipas të cilës VMRO është në avantazh prej 5 deputetëve të LSDM-së, por pa votuesit shqiptarë. BDI ka 12 deputetë, BESA 10, Thaçi 1 dhe Sela 1. Është shumë me rëndësi se si do t’i përpilojnë listat dhe këta tre muaj. Realisht VMRO ka tre deputetë më tepër sepse ka edhe votues shqiptarë që do të votojnë për LSDM-në, shqiptarët nuk votojnë për Grujon. Të papërcaktuarit në numër të madh kanë thënë se presin të shohin se kë do ta ofrojë në lista opozita”, thuhet në e majlin e politikanit që ja ka dërguar portalit dokaz.mk, kishte transmetuar dje Lajmpress.com.
Ndërsa, sipas informaciove të sigurta brenda BDI-së, të cilat i posedon portali “InfoShqip”, BDI-ja kohëve të fundit ka realizuar disa anketa për të matur mendimin politik shqiptar në Maqedoni dhe se cilën parti e favorizojnë ato në zgjedhjet e 11 dhjetorit, dhe rezultatet e këtyre anketave kanë qenë jo vetëm dëshpëruese, por edhe të papranueshme nga kreu i BDI-së. Ata nuk kanë mundur ta pranojnë asessi se Lëvizja BESA do të del fituese në zgjedhje sipas këtyre anketave – te realizuar nga vetë BDI-ja.
Kështu “InfoShqip” ka mësuar se BDI ka urdhëruar menjëherë të ndërtohen spina se BESA është parti e dytë tek shqiptarët, ashtu siç u prezantua dje nëpër disa media lajmi ku u paraqit edhe një anketë, vetëm që mos të merret vesh e vërteta se ajo tashmë është e para, ndërsa BDI-ja e ka të sigurtë humbjen.
Edhe analistët kishin shprehur dyshimet për anketën e publikuar dje. “Rënia e madhe që po shënon Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), po përjetohet më keq te maqedonasit, se sa te anëtarësia e mbetur e kësaj partie. Marrim vesh se janë duke u fshehur disa anketa të instituteve maqedonase, që tregojnë rënie dramatike të rejtingut të BDI-së karshi partive tjera shqiptare”, – shkruan Gazeta Lajm.
Analisti i njohur Burim Bakiu ka deklaruar për media se: “Po verej njelloj spini keto dite, sipas nje ankete te fshehur nga media maqedonase se BDI do marre 12 deputet e BESA 10-të. Ta kemi te qarte nje gje, pervec asaj se ne gjuhe popullore duket fitore e BESE-s dhe eshte joshese duhet tregohet se ky eshte spin apo tentim te paraqitet realiteti ashtu si dikush qe deshiron. Media maqedonase nuk ka kapacitet te beje nje anjete te tille piksepari, por paniku i tyre ska fynd dhe me cdo kusht duan te turbullojne ujin. Medemek, ne fund te fundit prap BDI ka me shume. Tash edhe nje sqarim;- edhe pas gjithe shantazheve e sabotazheve si me listen zgjedhore, me njesite zgjedhore po edhe mjetet e tjera ilegale qe mund ti perdore banda BDI do humbe edhe ate do humbe thelle. Subjekti i pare kismet BESA do te dale. Pra jo 12 – 10, por 14 – 9″.
Ndërkaq, Bekim Berisha aktivist i shoqërisë civile ka shkruar lidhur me anketën e publikuar dje që supozohet të jetë publikar nga vetë BDI për t’u fshehur realiteti: “Njëfarë politikani i cili i ka dërguar mail portalit në gjuhën maqedone (dokaz.mk) thotë se sipas një ankete të bërë së fundmi VMRO qenka me 5 deputet para LSDM-së dhe se BDI i ka 12, BESA 10, LR-PDSH 1 dhe PDSH 1?! Un, sinqerisht shpresoj që kjo anketë të mos jetë e saktë!! BDI me 12 deputet?? Po qfarë duhet më tepër të bën BDI që shqiptarët të vetëdijsohen dhe të mos e votojnë?! Do ta kisha kuptuar që në zgjedhjet e ardhëshme BDI të merr diku rreth 4-5 deputet, nga votat e aktivistëve, familjarëve, dhe në baza të tjera interesi, por 12??”
Analisti politik Semi Mehmeti thotë se maqedonasit janë të vetëdijshëm se me rënien e BDI-së nga pushteti, do të ndërpriten projektet monoetnike dhe monofetare nga të cilat përfitojnë vetëm maqedonasit.
“Frika e shtuar për shkak të rënies së rejtingut të BDI-së te bashkëqytetarët tanë maqedonas është për shkak se me ndërrimin e partisë shqiptare në pushtet, do të ndërpriten projektet monoetnike dhe monofetare të realizuara prej VMRO-së dhe BDI-së, projekte prej të cilave kanë përfituar rajonet maqedonase”, vlerëson për gazetën “Lajm” analisti politik shqiptar, Semi Mehmeti.
Ai thotë se muajt e fundit në mënyrë studioze ka hulumtuar se ku buron brengosja e maqedonasve nga humbja e BDI-së dhe ka arritur deri te konstatimi se kjo frikë është e panevojshme.
“Është e vërtetë se maqedonasit kanë përfituar më shumë se shqiptarët gjatë këtyre tetë viteve të pushtetit të BDI-së. Mirëpo nëse bëjmë një analizë më të thellë, do të konstatojmë se gjatë këtyre viteve ka humbur Maqedonia në përgjithësi, që do të thotë se kanë humbur edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Politika nacionaliste maqedonase që zbatonin BDI dhe VMRO, provokonte gjatë tërë kohës shqiptarët dhe si pasojë qeverisja e këtyre dy partive ishte e përcjellur me turbulenca dhe lloj-lloj skenarësh që u përngjanin skenarëve të montuar. Regresi që shënoi Maqedonia në integrimet euro-atlantike gjatë gjithë këtyre viteve, uli në minimum investimet e huaja në vend. Po të mos kishim pasur këtë periudhë destruktive politike, Maqedonia me siguri do të ishte anëtare e NATO-s dhe në prag të anëtarësimit në BE, prandaj edhe përfitimet e rajoneve maqedonase do të ishin më të mëdha se sa që kanë pasur deri tani, por edhe përfitimet e shqiptarëve do të ishin të njëjta me ato maqedonase. Në vend do të kishim një klimë shumë më te relaksuar të marrëdhënieve ndëretnike”, konstaton Mehmeti.
Ai madje mendon se përkrahja për BDI-në vjen kryesisht nga qarqet shoviniste maqedonase, por edhe nga qarqe serbe, të cilave nuk u konvenon një Maqedoni
“Mendoj se muajve në vijim do të intensifikohen paraqitjet antishqiptare të Milenko Nedellkovskit, Llatasit, Mirka Velinovskës, jadi Burekit dhe gazetarëve tjera maqedonas të njohur me qëndrime antishqiptare. Mendoj se në prag të zgjedhjeve ata do të shpeshtojnë ofendimet ndaj shqiptarëve, me qëllim që të provokohen shqiptarët dhe të harrojnë Monstrën, Tradhtinë e Kumanovës, Sopotin, e kështu me radhë. Shqiptarët nuk duhet të bijnë pre e këtyre provokimeve dhe nukduhet të harrojnë se cila parti ishte pjesë e qeverisë kur ndodhën këto raste”, porosit Mehmeti.
Gazeta Lajm më herët ka shkruar se brengosje e madhe lidhur me rënien e rejtingut të BDI-së mbretëron te anëtarët e vjetër maqedonas të Akademisë së Shekncave dhe Arteve. Ata kanë kërkuar nga VMRO-DPMNE dhe nga LSDM që gjatë përplasjeve politike, të kenë kujdes mos e dëmtojnë BDI-në.
Ndërkohë, anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Kastriot Rexhepi, lidhur me anketën e fundit të përfolur në media ka shkruar: “Shpërndarja e lajmit për sondazhin e para do kohe ku duket se Lëvizja Besa është shumë afër dhe partia e dytë në bllokun shqiptar është me qëllim të tregon se prej daljes në skenën politike ka ngritje të vazhdueshme dhe çdo ditë me aktivitetet e saja dhe punën e palodhshme e dëshmon se në zgjedhjet që vijnë do të fiton zgjedhjet. Edhe pse dikush mundohet ta njollos suksesin e Lëvizjes Besa ështe e qartë si dita që pas 11 dhjetorit e ardhmja është Me Besë!”/Infoshqip.com