19 të lënduar dhe 5 të vdekur është bilanci nga tremujori i parë i vitit 2017 nga fatëkeqësitë në punë.
Shoqata Maqedonase për mbrojtje në punë thotë se ka nevojë për ngitje të vetëdijes tek qytetarët për të drejtat e tyre në punë.
InfoShqip bisedoi me anëtaren e kësaj shoqate, Adrijana Zafirovskën e cila thotë se ka shumë raste ku punëtorët pranojnë të punojnë në kushte të vështira vetëm për të mos ngelur pa punë.
Më poshtë e keni intervistën e plotë.
- InfoShqip: Si e vlerësoni situatën e përgjithshme të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës në Maqedoni?
Nuk mundesha të vlerësojë nëse gjendja e përgjithshme e shëndetit dhe sigurisë në punë është e keqe, e mirë apo e shkëlqyeshme. Fakti është se me miratimin e Ligjit për Siguri dhe Shëndet në punë, në vitin 2007 kërkohet që të gjithë punëdhënësit ti zbatojnë kërkesat e sigurisë dhe fakt është që në një numër të madh të kompanive janë implementuar këto ndryshime.
Fakt është se një numër i konsiderueshëm i kompanive kanë zbatuar këto kërkesa, kush më shumë e kush më pak, por nga ana tjetër, një numër i madh i punëdhënësve këtë ligj e shohin si burim i shpenzimeve shtesë, i cili i imponohet nga inspekcionet.
Punonjësit nuk janë të informuar sa duhet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në punën e tyre. Çdo punëtor duhet të ketë kushte cilësore për punë, nuk është mirë që të vijë në pozitë që ti kërkojë ato të drejta, por nëse është nevoja duhet të dijnë se çfarë të drejta kanë. Për fat të keq, shumë shpesh, punëtorët pranojnë të kenë kushte e këqija të punës, që të mos mbesin pa punë.
Ne si shoqatë në mënyrë të vazhdueshme punojmë në ngritjen e vetëdijes së të gjitha palëve të përfshira, duke organizuar trajnime, konferenca, debate, tryeza të rrumbullakëta. Por ka nevojë ende për investimi, për përfshirje më të madhe të gjitha palëve për ngritje të vetëdijes së opinionit, që për fat të keq zakonisht zgjohet në këmbë vetëm kur ka ndonjë lëndim serioz apo rast vdekje. Vetëm atëherë parashtrohet pyetja “Kush është fajtor?”
- InfoShqip: A ka Maqedonia sistem të mirë për mbrojtje të personave që lëndohen në punë?
Maqedonia ka garantuar siguri ligjore të gjithë të punësuarve, në pajtim me sistemim e sigurimit social, ( sigurimi pensional , invalidor dhe sigurim shëndetësor) ku janë të caktuara të gjitha të drejtat në lidhje me aksidentet në punë. Por ne si Organizatë Jo Qeveritare nuk do të mund të japin një vlerësim nëse ka sistem të mirë apo të keq për mbrojtje të punëtorëve të lënduar në punë.
- InfoShqip: Çfarë thonë numrat, sa persona lëndohen në punë në Maqedoni dhe sa janë këta punëtorë të kënaqur me shërbimet që marrin?
Shoqata Maqedonase për mbrojtje në punë, me vite të tëra përgatitë raport vjetor mbi aksidentet në punë dhe e publikon atë në 28 prill, në Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndet në Punë. Raporti për aksidentet në punë është i pavarur, dhe jozyrtar. Si burim për marrjen e të dhënave mbi aksidentet në punë, para së gjithash janë përdorur informacionet e publikuar në media në Republikën e Maqedonisë brenda një viti. Të dhënat i klasifikojmë në bazë të standardeve të Metodologjisë Statistikore Evropiane për fatkeqësi në punë. Kjo do të thotë se aksidente, gjegjësisht lëndimet dhe rastet e vdekjeve janë të ndarë në disa kategori edhe atë sipas gjinisë, moshës, punës, ditës, muajin dhe vendit. Të dhënat për vitin 2016 tregojnë se në Maqedoni në vende pune humbet jeta. Gjegjësisht 19 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve.
Më së shumti fatkeqësi në punë kanë ndodhur:
– në administratën publike, sigurimi i detyrueshëm shoqëror
– mosha: 45-54 vjeç
– gjinia: mashkull
– vendi: Gjevgjeli
Megjithatë, në përgjithësi viteve të fundit, më së shumti fatkeqësi ndodhin në bujqësi, por shumica prej tyre nuk raportohen.
Këtë vit kemi filluar me publikimin e raportit tremujor mbi aksidentet në vendin e punës në mënyrë që vazhdimisht të punohet në gjetjen e dobësive dhe të merren masat e duhura për të për të tejkaluar të njëjtat. Kështu, në tremujorin e parë të vitit 2017 ka një rezultat të ngjashëm më atë të vitit 2016.
Gjegjësisht, në tremujorin e parë të vitit 2017 kanë ndodhur 24 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 5 kanë qenë fatale. Për krahasim, në tremujorin e parë të vitit të kaluar kanë ndodhur gjithashtu 24 fatkeqësi në punë, nga të cilat 3 ishin fatale.
Rekomandimi ynë është se duhet të krijohet një kulturë parandaluese, të ngritët vetëdija e opinionit publik, si tek punëdhënësit ashtu edhe tek punëtorët, të ndiqen kampanjat dhe të kyçen në to, të flitet haptas për problemet dhe dobësitë, për të gjetur zgjidhjen e tyre, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish./InfoShqip.com