EKSKLUZIVE/ Kush do e mer përgjegjësinë për rezultatin skandaloz të BDI-së?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka pësuar humbjen më të thellë që nga themelimi i saj, është përgjysmuar me vota dhe numra deputetësh nga zgjedhjet e kaluara, kjo është edhe arsyeja se pse brenda rradhëve të BDI-së, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, janë krijuar ndasi dhe pakënaqësi të medha që prej mbrëmjes së 11 dhjetorit, transmeton InfoShqip.

Burime të larta partiake brenda BDI-së raportojnë për InfoShqip se pas atij përgjysmimi të BDI-së, si dhe largimit të shumë figurave emblematike si Gëzim Ostreni, Hazbi Lika, priten reformime të thella të strukturave të kësaj partie, 15 vite gati të paprekura, një ndër shkaktarët kryesor është dhe disfata e pësuar në disa bastione të BDI-së nga partia e bllokut maqedonas LSDM, e cila grumbulloi shumë vota shqiptare dhe BDI-në e renditi si forcë të dytë, përmendim këtu rastin e Dibrës, Haraçinës, Çairit etj.

Pikërisht në qytetet e sipërpërmendura, ku BDI ka fituar me rezultate të thella në  zgjedhjet e kaluara e në kë to zgjedhje pësoi kolaps, përmendim rastin e Dibrës në zgjedhjet e fundit ku BDI mori 80% të votave ndërsa këto zgjedhje doli forcë e dytë, pritet përgjegjësit e humbjes, si kryetarët e shtabeve, kryetarët e degëve etj. të dorrëhiqen si pasojë e rezultatit të dobët.

Një analizë dhe konkretizim të ngjajshëm sot bëri edhe ish-funksionarja e lartë e BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila tha se BDI-së i nevoitet jo vetëm reformë e thellë, zëvendësim i figurave të vjetra me të reja, por edhe platformë e re ndryshe nga ajo që është trumbetuar deri me sot dhe është konsumuar, e shoqëruar me projekte të konsumuara./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu