Mbrëmja e 21 dhjetorit është pak ditë larg dhe kurioziteti për të mësuar listën e plotë të emrave të banorëve pjesëmarrës sa vjen e shtohet.
E teksa emra të ndryshëm po përfliten në rrjet, sot kemi mësuar emrat e katër personazheve që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Burime për “Lokimagazine.com” bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur dhe e dashur, Anila Mimani ka pranuar ftesën dhe është gati për të hyrë në garë dhe të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Tre emrat e tjerë janë: Anduel Kovaçi, Big Basta, dhe transgjinorja Amber Candy.
Sa i përket poetit Albi Lushi, thuhet se ai është tërhequr nga gara pak ditë para nisjes së reality show-t.