EKSKLUZIVE/ Qytetarët e Çairit e shpallin BDI-në të padëshirueshme (FOTO)

Banorët e Çairit shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj partisë në pushtet BDI. Ata ankohen duke e shprehur qartë indiferencën e tyre ndaj kësaj partie duke vendous mbishkrime mbi dyert e banesave të tyre, transmeton InfoShqip.com

Pasi gjatë ditës së sotme, e diel, ishin vërejtur disa aktivitete propaganduese të BDI-së në Komunën e Çairit si duket disa nga banorët e ndërtesave kanë marrë masa parandaluese për mos shqetësimin nga ana e partiakëve të BDI-së duke vendosur shënime nëpër dyert e shtëpive dhe banesave.

Fotot që arritën në redaksinë tonë na u dërguan nga një banesë në rrugën ‘Xhon Kenedi’, ku familjarët kishin vendosur enkas shënim kundër BDI-së me fjalë paralajmëruese: “Lusim BDI-në që mos afrohen shtëpisë sonë, mos lënë fletushka as trokasin në derë pasi nuk janë të mirëseardhur!”

Apel ky që përfundon me disa fjali në shumë gjuhë: STOP BDI dhe NE za DUI!/InfoShqip.com

ne-dere jo-bdi


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu