EKSKLUZIVE/ Sela shkon tek selia e Lëvizjes BESA, kërkon jetësimin e tryezës politike

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sapo ka zhvilluar një takim në selinë e Lëvizjes BESA me kryetarin Bilall Kasami, ndërsa ka kërkuar jetësimin dhe rikthimin e tryezave politike midis liderëve të partive politike njëjtë sikurse në Tiranë dhe Prishtinë që u zhvilluan menjëherë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan gazeta KOHA.

“Unë si kryetar i LR-PDSH jam shumë i interesuar, jashtëzakonisht i interesuar të funksionojë tryeza e partive politike. Gjithë temat tjera aspak nuk janë në interesa të shqiptarëve. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të jenë bashkë, pastaj çështjet tjera gjejnë zgjidhje”, ka thënë shkurt për KOHA.

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari. Në ndërkohë, nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, Sela thotë se takimi është inicuar dhe kërkuar nga ai dhe është mirëpritur nga Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Qëllimi i ftesës sonë për t’u takuar ka qenë në frymën e vazhdimësisë së bashkëpunimit respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik. Insistimi ynë ishte se takimin e radhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke Ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për te vazhduar me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar”, thuhet në komunikatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu