EKSKLUZIVE/ Zgjedhjet lokale opozita shqiptare me proporcionalitet të barabartë: ASH merr Gostivar, Alternativës i takon Tetova

Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre, në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen brenda këtij viti, konkretisht në muajin tetor, shkruan InfoShqip.

Përveç përgatitjeve të partive, shihet qartë se partitë politike mes vete do të kenë edhe bashkëpunime dhe koalicionime paraprake. Deri më tash, i vetmi koalicionim që është zyrtar dhe me marrëveshje politike, është vetëm ajo e partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët pritet që të garojnë së bashku edhe për zgjedhjet lokale të tetorit, ku së shpejti pritet edhe të finalizohen dhe konkretizon emrat e kandidaturave për kryetar komunash.

Jozyrtarisht, nga burimet e afërta të Aleancës për Shqiptarët, marrim vesh se të dyja partitë e koalicionit ASH – Alternativa, janë dakorduar që në qytetet e mëdha të kenë proporcionalitet të barabartë të kandidaturave ose të shkohet me përkrahje të kandidatit të përgjithshëm apartiak.

Sipas të njëjtit burim, i cili dëshon të mbetet anonim, ajo që flitet brenda të dyja partive është se janë konkretizuar forma e përgjithshme e bashkëpunimit, ku sipas asaj që thuhet dyja palët janë marr vesh që kandidati për Gostivar t’i përkas Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kandidati për Tetovë do t’i takon Alternativës. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu